Kryeministri Edi Rama në orët e mbrëmjes së kësaj të premteje është shfaqur në rrugën e re Maqellarë-Peshkopi, ku është pritur me daulle dhe valle.
Kreu i qeverisë teksa po përshkruante një pjesë të rrugës në këmbë u ndal për të shijuar momentet ku shfaqjen që ishte përgatitur posaçërisht për të. Ai iu afrua pranë valltarëve dhe mori tupanin duke i rënë bashkë me ta. Më pas, në rrugë u shfaq me Lamborghini reperi Noizy, ndërsa Rama shihet teksa bën shenjë me duar që ti hapet rruga.
Më pas kryeministri i entuziazmuar nga e gjithë atmosfera ironizoi opozitën dhe Sali Berishën, duke bërtitur: Dibra Madhështore.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Dibër – Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qendiset bukur edhe ai tani që flasim????