VIDEOLAJM/ Demokratët mbajnë qëndrim ndaj Ramës, kryeministri i ironizon: Ankoheni për ligjin për gjininë dhe më ktheni shpinën? Më mirë kurrizi se fytyra juaj

Këtë të të mërkurë, deputetet e Partisë Demokratike, kanë mbajtur një qëndrim ndaj kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit mori fjalën për të prezantuar buxhetin në Parlament.

Në momentin që Rama fillon të flasë, të gjithë ligjvënësit e PD kthejnë kurrizin, por kjo situatë u kalua me ironi nga kryeministri, i cili tha se; “edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon”.

Më tej, kreu i qeverisë u shpreh se; “është më mirë ti kthejnë kurrizin sesa fytyrat”.

“Edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon. Megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim, sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

 


Shtuar 19.11.2025 11:34