Videoja në TikTok u hap telashe 3 policëve në Korçë, vihen nën hetim

Procedohen penalisht 3 punonjës të komisariatit të Korçës nga Prokuroria e rrethit gjyqësor.

Shkak duket se është bërë një video e publikuar në Tik Tok ku bullizohej një shtetas në kohë pandemie i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid- 19.

Sipas burimeve mësohet se i riu ka bërë kallëzim pranë Agjencisës së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku ditën e sotme ka filluar edhe procedimi penal ndaj policëve.

Pritet njoftimi zyrtar nga ana e AMP dhe Prokurorisë Korçë./albeu.com


Shtuar 14.06.2022 17:26