Videoja erotike që “i dogji” karrierën Safet Gjicit, kryebashkiaku socialist pretendon se “ia futën” kundërshtarët
Një video e cila qarkulloi me shpejtësinë e erës, nuk e lejoni kryebashkiakun e zgjedhur të Kukësit që të shijonte fitoren.
Kjo pasi, Safet Gjici tha dorëhqejen menjëherë pas publikimit të video-skandalit në zyrën e tij, ku u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë, me të cilën pranoi që kishte marrëdhënie intime.
Videoja, e cila është më shumë se 2 minuta e gjatë është filmuar më 6 qershor 2023, ndërkohë që është bërë publike më 16 qershor.
Në orën 13:00 SPAK konfirmoi nisjen e hetimeve ndaj kryebashkiakut 51-vjeçar që mori mandatin e dytë më 14 maj 2023.
Një orë më vonë, Gjici njoftoi dorëheqejn duke i kërkuar ndjesë të gjithë personave që kanë parë videon. Ai pretendoi se ka rënë në kurth nga personat me të cilët u përball në zgjedhjet e 14 majit.
“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.
Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.
Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.
Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”
Burime për mediet bëjnë me dije se vajza, protagoniste në video, nuk është punonjëse e bashkisë së Kukësit.