Videoja erotike e Safet Gjicit, reagon qeveria: U shkarkua menjëherë

Pas publikimit të videos erotike të Safet Gjicit në zyrat e bashkisë Kukës, ka reaguar qeveria.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, pas mbledhjes së qeverisë, u pyet nga gazetarët për qëndrimin e qeverisë shqiptare. Ajo bëri me dije se Këshilli i Ministrave ka marrë vendim ditën e sotme për shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Kukësit.

Ky i fundit u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë brenda ambienteve të zyrës së tij në bashkinë e Kukësit.

Ibrahimaj: Sot këshilli i ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut Kukësit.

Pas publikimit të kësaj video, pati një reagim nga vetë Gjici i cili bëri me dije se jep dorëheqjen pas publikimit të pamjeve dhe se me vajzën në fjalë ishte në marrëdhënie intime prej kohësh./Albeu.com

 

 


Shtuar 16.06.2023 15:27