Fenomeni i “Hënës së përgjakur” “pushtoi” mbrëmjen e sotme, edhe qiellin e Shqipërisë, duke ofruar një spektakël të rrallë për të gjithë.
Eklipsi hënor ndodh kur toka lëviz midis Hënës dhe Diellit, duke e errësuar këtë të fundit.
Kryeministri Edi Rama, publikoi sonte në rrjetet sociale foto nga ky fenomen mbi liqenin artificial të Tiranës duke shkruar: “eklipsi i plotë dhe spektakolar i Hënës, i njohur si “Hëna e plotë e grurit”.
Ndryshe nga shumë spektakle të tjera qiellore, eklipsi hënor mund të shihet relativisht lehtë, pasi nuk kërkon kohë, pajisje apo vendodhje të veçantë.
Drita që arrin sipërfaqen hënore shpërndahet nga Toka, kështu që ajo duket e kuqe për njerëzit që shikojnë nga toka.
Si gjithmonë në këto raste, gjatë fazës totale të eklipsit (por edhe gjatë fazës së avancuar të pjesshme), Hëna do të marrë një ngjyrë karakteristike dhe elegante bronzi: prandaj është edhe emri “Hëna e Kuqe”.