VIDEO/ Zjarr FERRI te Kurumi, flakët dalin jashtë kontrollit, dorëzohen kompania dhe shteti

Zjarrëfikësit dhe kopmania Kurum janë dorëzuar përballë zjarrit të fuqishëm që ka rënë sot në zonën e Metalurgjikut në Elbasan.

Pas shumë orë “lufte” me flakët, duket e pamundur fikja e tyre, pasi zjarri vijon të përhapet.

Kujtojmë që prej mëngjesit të ditës së sotme një pikë grumbullimi i Skrapit në zonën e metalurgjikut që është në pronësi të kompanisë Kurum u përfshi nga zjarrit.

Pavarësisht se në vendngjarje mbërritën forca të shumta zjarrfikëse nga i gjithë qarku i elbasanit por dhe nga Tirana, nuk mundën ta netutralizonin, përkundrazi zjarri po përhapet në mënyrë të frikshme.

Ndërkohë siç u raportua edhe më herët në zonë po rrezikohen edhe biznese të tjera, që janë kryesisht fasoneri.

Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.


Shtuar 6.11.2023 19:03