VIDEO/ “Vlora do ujë”, Bashkia bën mbrëmjen gala të fundvitit, qytetarët i shkojnë me bidona në duar. Përleshje me policinë

Një protestë u zhvillua mbrëmjen e sotme në Vlorë, paralelisht me organizimin e mbrëmjes gala të fundvitit nga Bashkia. Qytetarë, disa prej tyre me bidona uji në duar dhe pankarta ku shkruhej “Duam ujë” dhe “Vlora do ujë”, u mblodhën pranë Teatrit “Petro Marko”, ku ishte parashikuar të mbahej eventi festiv.

Gjatë protestës u dëgjuan edhe thirrje politike, përfshirë “Poshtë qeveria”, ndërsa në tubim morën pjesë edhe përfaqësues të së djathtës, si dhe qytetarë mbështetës të kauzës.

Situata u tensionua, duke çuar në përplasje verbale me forcat e policisë. Për shkak të protestës dhe klimës së krijuar, artistët u larguan nga skena dhe mbrëmja gala u anulua.

Protestuesit kërkuan zgjidhje të menjëhershme për problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytet, duke theksuar se mungesa e ujit po vazhdon prej kohësh.

VIDEO


Shtuar 28.12.2025 21:18