Autoritetet maqedonase kanë shpëtuar 5 persona të cilët rrezikuan jetën në liqenin e Ohrit.
Drejtuesi i varkës me vela humbi kontrollin dhe varka rrezikohej të mbytej për shkak të stuhisë që kishte përfshirë liqenin pasditen e 19 gushtit 2023. Nga stuhia varka ishte dëmtuar, duke e bërë të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.
Autoritetet e Ohrit u njoftuan rreth orës 19:00 dhe oficerët e Policisë së Stacionit Policor të Vëzhgimit Kufitar “Liqeni i Ohrit” dolën menjëherë në terren.
Rreth orës 19:25 kanë gjetur varkën me vela rreth 7000 metra larg bregut të liqenit, në afërsi të kufirit me Republikën e Shqipërisë, informojnë autoritetet maqedonase.
55 vjeçari nga Ohri, i cili drejtonte varkën së bashku me personat e tjerë të transportuar në të, janë shpëtuar dhe shëndoshë e mirë pa lëndime janë transportuar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”./Albeu.com/