VIDEO/ “U bënë njerëzit si bagëti” – Vr*sja për kanalin e ujit në Divjakë, flasin fqinjët: Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Divjakës. Mësohet se si pasojë e një konflikti, ka humbur jetën 32-vjeçar Besmir Kumria.

Autori i vrasjes Xhesion Toromeni u arratis menjëherë nga vendngjarja, por më vonë u kap nga policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xhesion Toromeni e ka vrarë shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Fqinjët thonë se viktima ishte një njeri i qetë dhe jo konfliktual dhe punëtor.

Ndërsa e afërmja e Besmir Kumriajt nuk nxitoi në deklaratë teksa tha s enuk kishte dijeni për konfliktin.

“Besmir Kumrian e kam djalin e mbesës. Nuk di gjë për vijën e ujit.

Ne morëm vesh që u qëllua në lokal nga një njeri i panjohur. Ishte djalë i mirë dhe punëtor, por nuk po dimë gjë se u bënë njerëzit si bagëtia”, tha banorja.

“Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd kurrë”, shprehet fqinji.

 


Shtuar 20.08.2025 11:07