Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes ortodokse, që u mbajt këtë vit në Zubina Potok. Serbët e mbledhur në ceremoni janë dëgjuar duke brohoritur edhe kundër drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.
Sipas medias serbe “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije, një grup serbësh filluan të thërrasin “Petkoviç, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.
Peshkopi Teodosije dhe priftërinjtë e pranishëm u përpoqën gjatë gjithë kohës t’i qetësonin njerëyit, por nuk ia dolën dot.
View this post on Instagram
Disa nga qytetarët e mbledhur pyesnin me ngulm: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?”. “Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”. /abcnews.al