Një irlandez është arrestuar në Bruksel pasi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një skulpturë jashtë ndërtesës së vjetër të bursës së qytetit.
Sipas Daily Dail, kjo vepër artistike e quajtur “Dora me pishtar” është një nga dy skulpturat që qëndrojnë në hyrje të ndërtesës.
Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar, vetëm një ditë pasi ndërtesa neoklasike “La Bourse” u rihap pas një projekti rinovimi 3-vjeçar që kushtoi afro 90 milionë euro. Kjo punë përfshinte restaurimin e shtatores në fjalë, dhe kushtoi 17.500 euro.
Videoja që ka bërë xhiron e internetit tregon të riun, i cili shfaqet i dehur, teksa ngjitet në skulpturën e cila paraqet një luan dhe një burrë me një pishtar pranë tij.
A young Irishman has been arrested in Brussels, Belgium, after he climbed on to a recently renovated statue outside the stock exchange on Sunday and caused part of it to fall off, according to local media. Report here: https://t.co/dyx9mL0EDO pic.twitter.com/nalE6cGMjc
— The Irish Times (@IrishTimes) September 13, 2023
Ndërsa përpiqet të zbresë, turisti kap një vend për t’u qëndruar, duke bërë që pishtari dhe një pjesë e krahut të figurës mashkullore të shkëputen.
Sipas raportit të gazetës britanike, policia e pikasi burrin në një restorant fast-food aty pranë dhe e arrestoi atë.
Mediat belge raportojnë se do të kërkohet dëmshpërblim prej disa mijëra eurosh nga i arrestuari, i cili mësohet se është një turist irlandez.
/Albeu.com