Video tronditëse e 53-vjeçarit, i cili humbi jetën në duart e policisë: Nuk marr dot frymë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin Ohio të SHBA, ku autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e vdekjes së një 53-vjeçari gjatë arrestimit.

Sipas Sky News, Frank Tyson, vdiq gjatë arrestimit nga oficerët e policisë Beau Sonnege dhe Camden Burts në Canton, Ohio, në mbrëmjen e 18 prillit.

Departamenti i policisë lokale, publikoi pamjet nga kamerat e uniformave të oficerëve. Në pamjet në fjalë, të cilat kanë shkaktuar reagime, dëgjohet i arrestuari duke thënë vazhdimisht “Nuk marr dot frymë” teksa dy policët e arrestojnë dhe e prangosin.


Më pas Tyson ndalon së foluri dhe, gati pesë minuta më vonë, një oficer kupton se nuk ka puls. Frank Tyson, dyshohet ishte arratisur nga lokali ku u arrestua, pas një aksidenti automobilistik në të cilin ishte përfshirë.

Në videon e publikuar, ai shihet duke rezistuar dhe duke bërtitur se “po tentojnë ta vrasin”.

“Telefononi sherifin”, bërtet ai pa pushim ndërsa oficerët i thonë të qetësohet.

Oficerët e godasin Tyson-in në tokë, me njërin prej tyre duke e vendosur gjurin e tij në shpinë për rreth tridhjetë sekonda. Tyson thotë edhe një herë se nuk mund të marrë frymë.

Kalojnë më shumë se pesë minuta para se një oficer tjetër të kthehet për të pyetur nëse i arrestuari po merr frymë. Polici kontrollon pulsin e tij.

Në orën 20:37, një oficer policie pyet sërish nëse Tyson ka puls, por nuk merr përgjigje.

Më pas vjen ambulanca, ndërsa mjekët konstatojnë se Tyson ka ndërruar jetë.


Shtuar 26.04.2024 09:21