Pamjet zemërthyese nga Turqia pas tërmeteve vdekjeprurëse shkaktojnë vazhdimisht të dridhura.
Qindra njerëz dhe fëmijë u varrosën në rrënojat e shtëpive të tyre, me shpëtimtarët që luftuan kundër kohës dhe të ftohtit për t’i nxjerrë të gjallë.
View this post on Instagram
Ndër videot tronditëse që vazhdojnë të dalin në dritë është ajo e një babai që troket dhe kërkon në mënyrë të dëshpëruar rrënojat e shtëpisë së tij, ndërsa vajzat e tij janë bllokuar poshtë.
Ai i thërret dhe i godet rrënojat me gurë, për t’u bërë shenjë fëmijëve të tij se është aty dhe i kërkon.
Babai nuk e humb shpresën dhe vazhdon të kërkojë nën rrënoja.
Deri tani numri i të vdekurve është në 21,000 dhe shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen./Albeu.com.