Polica e Vlorës ka publikuar pamjet nga megaoperacioni i sotëm ku u zbuluan dy shtëpi bari.
Një super vilë luksoze përdorej për rritjen e kanabisit.
Në kuadër të operacionit “Indoors” u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Në fshatin Kropishtë, u arrestuan shtetasit Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Koçiraj, ndërsa në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.
Policia sekuestroi 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Siç shihet në pamje vila ishte me abmiente të përshatura për kultivimine bimëve narkotike, me llamba dhe teknologji të avancuar./Albeu.com/.