Kombëtarja serbe e cila ka mbërritur sot për ndeshjen e së shtunës në “Air Albania”, ka kryer seancën e fundit stërvitore pasditen e sotme trajnerin Stojkoviç.
Në konferencën për shtyp, Stojkoviç tha se pas kësaj do të vendoset dhe formacioni startues për mbrëmjen e 7 qershorit.
Për ekipin serb kjo është ndeshja e parë kualifikuese për sfidën e vlefshme në Kualifikueset e Botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”, në Grupin K.
Kuqezinjtë do të futen në fushë për tre pikët, për të mbajtur gjallë ëndrrën e një kualifikimi të mundshëm në një Kampionat Botëror.