VIDEO-SKANDALI/ SPAK mbyll hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, dërgon për gjykim dosjen

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin dhe ka dërguar për gjykim dosjen.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor, ndërsa Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv.

Safet Gjici u arrestuar në qershor të këtij viti, disa javë pasi ishte rizgjedhur në krye të bashkisë së Kukësit në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Prej kësaj kohe Gjici ndodhet prapa hekurave ndërsa Kaçi në arrest shtëpie./Albeu.com

 


Shtuar 9.11.2023 12:18