“Nuk ishte iniciativa ime, por isha në rol” Kështu ka deklaruar Alma Kaçi në lidhje me aktin seksual e kryer me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit, dhe e filmoi me kamerë të fshehtë të vendosur në gotën plastike të kafesë.
Në një intervistë për Ora News, ajo ka deklaruar se video u publikua nga një person që e njeh, teksa sipas saj, plani ishte që të publikohej me blur dhe jo pamjet bruto siç u bënë virale. Ajo ka mohuar të ketë patur lidhje romantike me Gjicin, pasi thotë se edhe mbiemër ka përdorur tjetër, nëmomentin e prezantimit.
“Nuk është iniciativë personale sepse kam 11 vite që merrem me investigime, por nuk mund të flas më gjatë për shkak të hetimeve. Takimi i dytë me Gjicin dhe i fundit ishte ai në video. Nuk ka qenë qëllim të bëhej virale, por ndodhi. Në zyrën e tij ishte shumë e vështirë që të futeshe me sende personale dhe ka qenë diçka me gotën plastike me kamera që të mos dyshonte. Ka qenë ai rol që u bë nga ana ime, ose do të bëhej ajo ose do të më kapte kamerën, sepse po e vinte re kamerën që kisha aty. Kam qenë në rol në ato momente.
Videoja është publikuar nga një person që unë e njoh. Kur u bë videoja virale dhe më vjen një mesazh që u bë virale nga një kolege. Heq internetin e shtëpisë dhe marr telefonin e djalit sepse ishin pamje bruto. Ajo do të publikohej e mbuluar dhe jo bruto. Mua më kanë arrestuar krejt papritur. Më ndalin 6-7 policë sikur të kisha bërë vrasje. Mënyra se si më ndaluan, sepse në fund të fundit jam femër. Nuk kam pasur lidhje me Gjicin, sepse edhe me mbiemër kam përdorur një tjetër.” – ka deklaruar Alma Kaçi.