Vullkani Rincon de la Vieja shpërtheu dje (të premten pasdite në Kosta Rika), pa raportime për dëme në infrastrukturë apo viktima, thanë autoritetet.
Shpërthimi i vullkanit, i ndodhur në provincën e Guanacaste, në skajin veriperëndimor të vendit, ishte mjaft i fuqishëm.
Volcano in Costa Rica erupts
Follow Press TV on Telegram: https://t.co/0EMmcJs6DL pic.twitter.com/IJpTQeX6oH
— PressTV Extra (@PresstvExtra) April 22, 2023
Shtylla vullkanike arriti një lartësi prej 2.5 kilometrash nga maja e Rincon de la Vieja, tha gjeologu Blas Sanchez në një video-mesazh të lëshuar nga komiteti kombëtar i menaxhimit të emergjencave (CNE).
“Vullkani ka regjistruar shpërthime gjatë gjithë javës, edhe pse jo aq të mëdha sa ky”, shtoi ai.
“Një shpërthim i kësaj madhësie “sugjeron një rritje të aktivitetit”, theksoi ai.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të zonave pranë vullkanit që të qëndrojnë larg lumenjve për shkak të rrezikut të kontaminimit nga materialet e nxjerra nga krateri. Në Kosta Rika ka rreth 120 vullkane, por vetëm pesë prej tyre janë aktivë./Albeu.com/