Një grua ka shpëtuar mrekullisht nga vdekja kur një gur u përplas në shtëpinë e saj ndërsa ajo po shkonte drejt një divani.
Caroline Sasaki po shkonte të ulej në divan për të parë TV pak para mesnatës të së shtunës, kur një gur i madh u përplas me murin e saj dhe në përfundoi në dhomën e saj të ndenjes, duke shkatërruar muret e shtëpisë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kishin shumë kohë që ishin zhvendosur në shtëpinë e tyre në Palolo Valley, Hawaii.
“Dëgjova zhurmën e fortë dhe guri kaloi pikërisht para meje”, tha ajo për CNN.
“Gjithçka që dëgjova ishte zhurma dhe më pas dikush më pyeti nëse isha mirë.”
View this post on Instagram
Inspektorët e departamentit të planifikimit të qytetit po bëjnë vlerësimin e zonës, ndërsa shkaku i ngjarjes është ende nën hetim./Albeu.com/