VIDEO/ Ringjallen shpresat për të mbijetuar, 65-vjeçari dhe vajza e mitur shpëtohen pas 9 ditësh

Një 65-vjeçar sirian dhe një vajzë e mitur u shpëtuan sot nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën Hatay të Turqisë, 208 orë pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi rajonin.


Shpëtimi ka ringjallur shpresat e ekuipazheve të shpëtimit që po garojnë me kohën për të gjetur anëtarët e gjallë të familjes nga rrënojat e shtëpisë së shembur.

Deri më tani, nëntë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, tetë ditë pas tërmetit vdekjeprurës./Albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 19:44