Ditën e sotme, qyteti i Durrësit është pushtuar nga uji, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa zona në qytetin bregdetar, i cili sot duket si Venecia.
Siç shihet nga pamjet, lokale dhe rrugë janë ‘pushtuar’ nga uji, ndërsa të bllokuara kanë ngelur dhe shumë automjete.
Sakaq, 8 familje janë evakuuar pasi uji u ka hyrë nëpër banesa.




