Ka përfunduar me rezultatin shokues 1 me 0, përballja e mbrëmjes në kampionatin francez “Ligue 1”, mes Rennes dhe PSG, ku një gol i vendasve ka mjaftuar për t’i dhënë një tjetër goditje “knock-out”-i, parizienëve.
Përballja nisi e qetë, me të dyja palët që nuk arritën dot të gjenin golin në pjesën e parë, duke e mbyllur me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0.
Goli i vetëm i sfidës do të vinte nga Traore, në minutën e 65’, gol ky që do të mjaftonte për t’i dhënë skuadrës së Rennes, një 3-pikësh të vyer.
Pas kësaj përballjeje, PSG mbetet në kuotën e 47 pikëve, vetëm 3 më shumë se Lens i vendit të dytë. /albeu.com