VIDEO/ Protestë para SPAK-ut kundër ndërtimit të resortit në Velipojë

Banorët e Rrjollit të Velipojës ashtu siç lajmëruan një ditë më parë kanë zbarkuar në ambientet para Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të denoncuar atë që po ndodh në tokat e tyre, ndërtimin e një resorti nga ana e kompanisë “Gener 2” që do të ndërtohet në afërsi të zonës së Ranës së Hedhun.

Për këtë arsye ata kanë protestuar në zonë ku janë konfrontuar fizikisht edhe me policinë, si dhe nuk kanë lejuar të vijojë puna.

Ata prentendojnë se tokat e tyre po merren nga biznesmeni Bashkim Ulaj pasi ky i fundit ka si qëllim ndërtimin e një resorti.


Shtuar 28.03.2025 11:14

Tags: ,