Pamjet që shihni në këtë video vijnë nga Durrësi, ku policia goditi dy grupe kriminale dhe vuri në pranga 8 persona.
Pas një periudhe hetimore prej 6 muajsh u finalizuan operacionet “Foremost” dhe “Last deal”.
Blutë mësynë në dy lokale dhe shtrinë në tokë të dyshuarit, për t’ju vënë më pas prangat.
Gjatë 2 operacioneve janë vënë në pranga 8 shtetas, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale.
-Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.
-Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në qytetin e Durrësit.
Sekuestrohen një pako me kokainë, dhjetëra doza kokaine, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga shitja e drogës dhe 2 automjete (2 prej tyre luksoze).
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Deal” u arrestuan shtetasit:
-G. M. (alias G. L., G. M., G. F.), 48 vjeç, i dënuar më parë;
-T. M., 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;
-A. H., 24 vjeç dhe A. V., 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.
-Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan shtetasit:
-E. C., 25 vjeç, G. K., 23 vjeç dhe K. B., 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe S. B., 24 vjeç, banues në Shijak.
Nga hetimet me metoda proaktive ka rezultuar se shtetasi G. M. kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.
Gjithashtu, këta shtetas, për ndarjen e lëndës narkotike, kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit G. M., në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit E. C., në një lagje në Durrës.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”./Albeu.com/