Debati për gjyqin e çlirimtarëve në Hagë ka ndezur debatet në studion e emisionit “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjte. Protagonistë kanë qenë gazetari Berat Buzhala dhe publicisti Albatros Rexhaj, të dy të ftuar nga Kosova për të folur në detaje për gjyqin e turpshëm në Hagë.
Mirëpo, në një moment debati mes të dyve është ndezur dhe Berat Buzhala është ngritur nga vendi i tij, shkoi në ulësen ku ndodhej Albatrosi dhe i vuri duart në fyt publicistit.
“Uuu, jo jo qetësohuni” u dëgjua të thoshte moderatori i emisionit “Opinion”, i cili me ndihmën e të ftuarit Ermal Hasimja e largoi Berat Buzhalën në vendin e tij dhe mundi të qetësojë gjakrat në studio.
Pjesë nga debati në studio:
Rexhaj: Je tu e degradu debatin! Kur e keni kalu këtë amendament, Dhomave Speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, ju e keni votu. E ka votu Albin Kurti!
Buzhala: Trus aty!
Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe tenton ta godasë)

