VIDEO/ Përmbytje në Florida, mbyllen shkollat dhe aeroporti ndërkombëtar

Shirat e rrëmbyeshëm në Florida shkaktuan përmbytje sot në zonën metropolitane të Majamit, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat ​​dhe, të paktën deri nesër në mëngjes, Aeroportin Ndërkombëtar Fort Lauderdale.

Më shumë se 635 milimetra ujë ranë në 24 orë në Fort Lauderdale, një qytet me 180,000 banorë që ndodhet në veri të Majamit, sipas shërbimit të motit të SHBA.

Një numër më i lartë se rekordi i prillit 1979 prej 370 milimetrash. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan shumë bllokime trafiku, përmbytën rrugët hyrëse në aeroport dhe disa fluturime u anuluan.

“Fatkeqësi!” tha Rob Gulley, një turist që ishte gati të nisej me gruan e tij për në Bahamas.

“Është hera e parë që unë dhe gruaja ime do të dilnim së bashku që nga Covid dhe ja çfarë po ndodh,” tha ai.

Autoritetet fillimisht shpresonin se trafiku ajror mund të rikthehej sot, por u desh të shtynin rihapjen e aeroportit për nesër në mënyrë që të pastroheshin pistat./Albeu.com.


Shtuar 13.04.2023 22:10