Pas publikimit të rastit të gurores në Tropojë, IKMT ka zbarkuar në kampin brenda impiantit ku ka nisur dhe aksionin për prishjen e tij.
Aksioni vjen pas protestave të vazhdueshme të banorëve të njësisë Administrative Fierzë në Tropojë të cilët i kanë kërkuar institucioneve të reagojnë menjëherë për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.
Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte.
Ata pretendojnë se aktiviteti i guroreve dhe fabrikës së bitumit nuk ka asnjë dokumentacion ligjor.
Lidhur me këtë çështje, dy ditë më parë ata kanë kallëzuar penalisht në SPAK, kreun e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe favorizim të familjarëve.
Sipas banorëve të zonës, krybashkiaku i Tropojës ka favorizuar kushurinjtë e tij në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.
“Ne kallëzuesit jemi banorë të Bashkisë Tropojë, ku po bëjmë rreth 3 vjet që sorollatemi nga kryetari i bashkisë Rexhe Byberi duke mos gjetur zgjidhje.
Lryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Byberi është i përfshirë në aktivitete kriminale , dhe për këtë arsye jemi duke bërë këtë kallzim ku e akuzojmë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penale dhe për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”.
Këtë aktivitet kriminal ky kryetar bashkie e ushtron me djemtë e xhaxhait të tij ku një prej tyre është dhe i kallzuari prej nesh Avni Byberi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.”, thuhet në denoncimine banorëve.