Të shtëna me armë zjarri u raportuan në një qendër tregtare luksoze në Bangkokun qendror, siç njoftoi policia tajlandeze.
Videot dhe fotot e postuara në mediet sociale tregojnë njerëz në panik që vrapojnë drejt daljeve të qendrës.
Raportet e para thanë se të shtënat u dëgjuan nga një tualet në katin e parë. Autori kishte veshur një palë pantallona kamuflazhi, xhaketë të zezë dhe këpucë të stilit ushtarak.
BREAKING: Thailand police responding to reports of shooting in Siam Paragon shopping mall in Bangkok pic.twitter.com/eG9fx1bxUk
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) October 3, 2023
Personat që nuk ishin në gjendje të dilnin ishin strehuar brenda dyqaneve në qendër.
ฺ#BREAKING: Gunfire heard in Siam Paragon mall
A shooting incident has been reported at Siam Paragan department store in downtown Bangkok on Tuesday afternoon. There are no reports of any casualties. BTS Siam station has been closed to the public.
ฺ #พารากอน #Paragon pic.twitter.com/y7sMwHRR1p
— The Nation Thailand (@Thenationth) October 3, 2023
“Ne ishim duke ngrënë akullore kur papritmas shumë njerëz erdhën me vrap dhe dukeshin të frikësuar. Dëgjova dikë të thoshte “të shtëna me armë”, tha një dëshmitar.
Një stacion treni u mbyll dhe publiku u këshillua të qëndronte larg qendrës tregtare.
Nuk kishte raporte të menjëhershme për të lënduar apo vdekje, tha zëdhënësi i policisë Achayon Kraithong për Reuters, duke shtuar se policia po merrte kontrollin e situatës.
Nuk dihet ende nëse autori është neutralizuar./Albeu.com./