VIDEO/ Njerëz që bërtasin e vrapojnë, një person fut makinën brenda konsullatës kineze, vritet nga policia

Një person që futi makinën e tij në konsullatën kineze në zonën ku lëshohen vizat e hyrjes në San Francisko u vra nga zjarri i policisë të hënën, 9 tetor.

Konsullata kineze në një postim në WeChat theksoi se funksionimi i zyrës së vizave është pezulluar përkohësisht deri në një njoftim tjetër.

Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia nuk e ka identifikuar ende viktimën.

Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

“Unë nuk e di se sa njerëz ishin brenda zyrës së vizave në momentin e përplasjes,” tha zëdhënësja e policisë së San Franciskos Kathryn Winters në një konferencë për shtyp.

“Policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur makinën brenda ambienteve të konsullatës kineze. Oficerët hynë, neutralizuan të dyshuarin dhe pasuan të shtënat nga oficerët,” shtoi Winters.

Çfarë thotë konsullata kineze?

Nga ana e saj, konsullata kineze në një deklaratë të veçantë theksoi se “një person i panjohur ka pushtuar ambientet e konsullatës me makinën e tij, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e stafit dhe personave që ndodheshin në vendngjarje.”

Ai madje shtoi se “dënon fuqishëm këtë sulm të dhunshëm”.

Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë një automjet brenda ndërtesës dhe oficerët e policisë që drejtojnë armët në drejtim të shoferit, ndërsa njerëzit përreth vrapojnë për siguri./Albeu.com


Shtuar 10.10.2023 09:48