VIDEO/ Nisin zjarret në parqe, a po hapen troje për hotele?

Pavarësisht se temperaturat këtë verë kanë qenë shumë të larta, sidomos në korrik ku termometri shënoi mbi 43 gradë celcius, sërish situata e zjarreve në Shqipëri nuk ishte shqetësuese, pasi pati vetëm disa vatra të vogla, të cilat u neutralizuan shpejt.

Por gjatë ditëve të fundit edhe pse temometri shënon temperatura më të ulta krahasuar me një muaj më parë situata duket mjaft e përkeqësuar, por edhe më shqetësuese mbeten zjarret në pikat turistike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)


Së fundmi në rrjet janë publikuar pamjet nga zjarret në parkun kombëtar të Butrintit, dhe me të drejtë qytetarët pyesin, në mos pas këtyre zjarreve ka qëllime të tjera.

Siç edhe dihet në Shqipëri tashmë është bërë e modës, ku sa herë duan të hapin troje për ndërtime, apo për toka bujqësore digjen pyjet.

Në Butrint nuk ka interes njeri për toka bujqësore dhe kjo është shumë e qartë, por interesi për hotele e për shërbime të tjera turistike është shumë i madh.

Megjithatë duhen pritur deri në fund hetimet për tu gjetur në radhë të parë shkaktarët e zjarrit, e më pas për të parë nëse ekziston ndonjë mendje djallëzore për të patur ndërtime në atë zonë apo jo.

/AlbEu.com/


Shtuar 24.08.2023 20:53