Sic ishte lajmëruar, opozita po mban protestën e radhës e quajtur “Foltorja 2”.
Kjo protestë e 8 dhjetorit, përkon me lëvizjen studentore të organizuar 35 vjet më parë.
Kryetari i PD, Sali Berisha, sapo ka mbërritur në bulevardin para kryeministrisë bashkë me deputetë të tjerë të opozitës.
Të parët që kanë nisur fjalimet janë të rinjtë demokratë të cilët kanë denoncuar afera korruptive të qeverisë.
Ndërkohë Në protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë, nuk ka munguar dhe anëtari i Kryesisë së PD, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.
Si organizator i tureve me strukturat e PD, e cila nisi nga Durrësi, lëvizje që synon rizgjimin e PD, Salianji ka kritikuar Foltoret, duke kërkuar revoltë për rrëzimin e qeverisë.
Sot ai ka qenë i pranishëm në këtë protestë që mblidhet në një ditë të rëndësishme për opozitën, 8 dhjetori i lëvizjes studentore të 1990.
