Programi i Reformave Ekonomike 2024 -2026 për sektorin e transportit i jep prioritet zgjerimit të sistemit hekurudhor, krahas modernizimit të transportit urban dhe nxitjes së elektrifikimit të transportit rrugor.
Sipas dokumentit të miratuar nga qeveria, numri i makinave në Shqipëri po rritet nga viti në vit, duke çuar në nivele më të larta të ndotjes së ajrit, ndërkohë që zbatimi i masave në sektorët e sipërpërmendur konsiderohen zgjidhje për ta bërë transportin, përfshirë transportin e mallrave të rrezikshme, më të qëndrueshëm, më të gjelbër, më të zgjuar dhe të përballueshëm.
Në këtë kuadër, për transportin hekurudhor janë parashikuar disa aktivitete për periudhën 3-vjeçare, teksa për vitin 2024 parashikohet finalizimi i punimeve rehabilituese në seksionin kryesor të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës, si dhe linja e re hekurudhore me aeroportin e Rinasit.
Kosto totale për këtë linjë hekurudhore është 90.45 mln euro, teksa pas prishjes së stacionit në Tiranë, zgjatimi i linjës hekurudhore (4 km) deri në Bulevardin e Ri të Tiranës me një terminal të ri hekurudhor është pranë finalizimit për Projektin e Zbatimit për të cilën është duke u siguruar financimi nga BERZH.
Po ashtu, gjatë vitit 2024 parashikohet të kryhet prokurimi i përgjithshëm për projektin hekurudhor Vorë – Hani i Hotit, për të përditësuar planin e Vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social VNMS sipas modifikimeve të bëra, me institucionet ndërkombëtare financiare.
Kjo linjë hekurudhore ka një gjatë prej 120 km, ndërsa kosto totale e projektit vlerësohet ë 373.15 mln euro.
Ndërkaq, Programi Ekonomik i Reformave paraqet edhe treguesit që do të arrihen pas modenizimit të sistemit hekurudhor, duke vlerësuar se sasia e reduktuar e dikosidit të karbonit të emetuar, si pasojë e largimit të makinave apo kamionave nga rruga arrina në 486 ton/vit. Ola Mitre / SCAN