VIDEO/ Ndodheshin në det të hapur, shpëtohen 35 emigrantë, mes tyre 7 fëmijë

Autoriteti Portual i Samosit, në veri të ishullit shpëtoi 35 emigrantë.

Sipas Rojës Bregdetare Helene,  rojet bregdetare vendase janë njoftuar në orët e mëngjesit se në zonën detare “KOKKARI” ndodhej një gomone me të huaj.

Një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare shkoi menjëherë në zonë, pikasi varkën dhe shpëtoi 35 emigrantë, përfshirë 16 burra, 12 gra dhe 7 fëmijë.

Të 35 emigrantët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe u dërguan në portin e Malagarit, ku iu dorëzuan oficerëve të Departamentit të Policisë Samos, për t’u transferuar në KED/Samou.

Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Portual i Samos, ndërsa skafi është shkatërruar./Albeu.com/


Shtuar 4.08.2023 12:36