Seanca e sotme parlamentare, njësoj siç ishte paralajmëruar nga deputetët opozitarë është shoqëruar me tensione. Edhe pse ishte parashikuar të diskutohej projekt-buxheti i vitit 2024, kaosi i krijuar nga opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancës.
Deputeti Flamur Noka madje ndezi tymuese brenda sallës së Kuvendit, veprim që e detyroi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla ta përjashtonte nga seanca.
Nikolla: Pse nuk doni të flasim për rritjen e rrogave? Ju bëj thirrje të nderuar kolegë. Zoti Noka je i përjashtuar nga seanca. Ç’keni, pse nuk doni të diskutoni? Qytetarët duan të dëgjojnë. Është buxheti i qytetarëve. Vetëm ju nuk dëshironi. Nëse s’doni të diskutoni, atëherë kalojmë në votim.
/albeu.com