VIDEO/ Natë sfiduese në Finiq, zjarrfikësit dhe ushtria përballen me flakët, evakuohen banorët e disa fshatrave

Një natë e gjatë dhe sfiduese është regjistruar në zonën e Finiqit, ku ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga 5 mjete zjarrfikëse dhe 70 efektivë të Forcave të Armatosura, kanë luftuar pa ndërprerje me disa vatra zjarri të favorizuara nga era e fortë.

Për shkak të rrezikut, është kryer evakuimi i përkohshëm i banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, ndërsa janë marrë masa për të ofruar asistencë mjekësore për personat e moshuar.

Në zonë pritet të ndërhyhet edhe nga ajri për të garantuar shuarjen e plotë të zjarrit.

Autoritetet kanë njoftuar se, për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë do të mbetet i kufizuar deri në përfundim të operacioneve.

Forcat në terren vijojnë kontrollin e çdo hapësire që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë gjatë ditës së sotme.

 


Shtuar 10.08.2025 08:14