VIDEO/ Na e rikujtoi Mirlind Daku! Momenti kur UÇK shporri ushtrinë e Millosheviçit nga kufiri shqiptaro-shqiptar

Sulmuesi gjilanas Mirlind Daku çimentoi fitoren e Shqipërisë mbrëmë me golin e tij, ndërsa gjatë festimit hoqi edhe bluzën duke dashur të tregojë tatuazhin në shpatullën e djathtë ku shkruhej “Katana-138”.

Mbrëmë  fill pas golit, AlbEu shpjegoi domethënien e këtij mesazhi, i cili lidhet me komandantin Agim Ramadani dhe Brigadën 138.

Ramadani ra heroikisht gjatë betejës së Koshares ku UÇK largoi përfundimisht forcat serbe nga kufiri i Shqipërisë me Kosovën për të mos u kthyer më kurrë aty.

Duke falënderuar Dakun që na i kujtoi këto momene, risjellim pamjet e datës 9 prill 1999 kur thyhet kufiri dhe komandanti Agim Ramadani vendos çizmen e tij mbi piramidën serbe:

 


Shtuar 11.09.2023 11:25