VIDEO/ Mos vallë Marina dhe Ghetto sapo iu përgjigjën aludimeve për ndarje mes tyre?

Dyshja Marina dhe Ghetto, kohëve të fundit kanë qenë tepër të përfolur nëpër rrjet ku është aluduar për një ndarje apo krisje në marrëdhënien e tyre. Shkak i këtyre aludimeve u bë një postim që reperi kishte ndarë në rrjete sociale dhe që e fshiu sa hapë e mbyll sytë!

Epo për këtë, prindërit e Marget e kanë një ‘përgjigje’. Mëngjesin e sotëm, reperi ka ndarë një video në llogarinë personale të Instagram-it, teksa shfaqet tepër i lumtur krahë familjes së tij të vogël dhe të bukur, ku ka lënë të nënkuptohej se mes tyre gjërat janë për bukuri…

Në një video të bërë nga Marget, dallohet babi, pak mami dhe këmbët e vogëlushes.

@iconstyle.al

Psss: Video nga Marget😋

♬ My Love Mine All Mine – Mitski

 


Shtuar 29.08.2024 13:24