VIDEO/ Me not nga Otranto në Vlorë, Eva Buzo nis misionin e guximshëm për tu kthyer te toka e gjyshit

Atletja me origjinë shqiptare, Eva Buzo, nisi sot misionin e saj të guximshëm për të mbërritur në Shqipëri, duke notuar nga Otranto në Vlorë.

Edhe pse me profesion avokate e suksesshme në Australi, Eva Buzo ka zgjedhur të bëjë histori me pasionin e saj duke notuar nga perëndimi në lindje, për të mbërritur në plazhin e Vlorës.

Eva ka lindur në Australi dhe lidhja që ka me Shqipërinë është shumë e fortë edhe pse nuk flet shqip, ajo ka thënë ngrohtësia që i kanë dhënë të afërmit ka bërë që të ketë këtë lidhje speciale me atdheun e saj.

Me profesion juristë Buzo ka nisur të shkuajë historinë sot, pasi do të bëje 91 kilometra për të arritur me not në bregun shqiptar. Kjo është sfida më e madhe që ajo ka ndërmarrë pasi e fundit që ka bërë ka qenë 80 kilometër dhe ka zgjatur diku te 26 orë./albeu.com/