Një argjendari luksoze e vendosur në të ashtuquajturën “milja e artë” në Paris, dy hapa larg Place Vendome, është grabitur këtë të martë.
Grabitësit kanë marrë sende me vlerë 10 deri në 15 milionë euro, njoftoi Prokuroria.
Tre persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e markës zvicerane të orëve dhe bizhuterive Piaget rreth orës 13:00 (11:00 GMT) dhe kanë arritur të marrin plaçkë të konsiderueshme, pa shkaktuar lëndime personale.
Prokuroria bëri me dije se është hapur një hetim për grabitje me armë dhe rrëmbim personi, pasi grabitësit kanë mbajtur peng stafin e butikut gjatë kohës që ka ndodhur grabitja.
Dyqani ndodhet në rue de la Paix, pranë Place Vendome, dhe ka një mori markash luksoze dhe është rregullisht objekt i grabitjeve.
Po këtë vit, tre persona grabitën një dyqan bizhuterish të markës Bulgari në Place Vendome, i cili ishte grabitur tashmë në shtator 2021.
#JoyeríaPiaget | #París | #Francia ???
Tres personas armadas penetraron en el establecimiento, de la enseña suiza de relojería y joyería Piaget, sobre las 13.00 horas (11.00 GMT) y lograron escapar con un importante botín, sin que se produjeran daños…https://t.co/7KfbwmBwS1 pic.twitter.com/4XgYL0XYEt
— Luis Fernando Quijano Moreno ???️ (@FdoQuijano) August 1, 2023
Në maj të vitit të kaluar ishte një dyqan i markës Chanel, nga i cili hajdutët morën mallra me vlerë disa milionë euro./Albeu.com/