VIDEO/ Goditi tavolinën, reagon Rama: Është punë pasioni, kështu më nxorën edhe videon me…

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me incidentin që i ndodhi gjatë transmetimit live teksa po bisedonte me ndjekësit, ku kreu i qeverisë doli nga vetja duke thënë “F*ck u, f*ck u” për shkak se nuk po i punonte linja e internetit.

Rama: Ja urdhëro më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram, ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt me zemër, si ata trajnerët te vija e bardhë që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grusht kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.

Kështu ma nxorën edhe sëpatën për ti thënë shqiptarët shiko se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë, por shqiptarët iu dhanë përgjigjen.

Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin, por këtu nuk është punë telefoni, por punë pasioni, për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë, për Evropën këtu në Shqipëri.

 


Shtuar 11.02.2025 10:53