VIDEO/ Gati për Leskovc, ekipi Kombëtar niset për në stadium i rrethuar me polici dhe forcat speciale

Pak orë na ndajnë nga “finalja” e madhe mes Serbisë dhe Shqipërisë, aty ku kuqezinjtë luajnë ndeshjen e tyre më të rëndësishme në këtë fushatë kualifikuese.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, shihet që jashtë hotelit ku është grumbulluar Kombëtarja, ndodhen forcat e policisë, xhandarmeri dhe forca speciale, të cilat do të shoqërojnë ekipin nga qyteti i Nish për në stadiumin e Leskovcit.
Sfida do të startojë në orën 20:45.


Shtuar 11.10.2025 18:43