VIDEO/ E papritur në Sanremo, bashkëshortja e aktorit të njohur italian puth në mes të skenës Amadeusin

Pas shkatërrimit të skenës nga këngëtari i njohur, Blanco, pasi pati disa probleme teknike një tjetër e prapritur është shënuar mbrëmjen e kaluar në “Sanremo”.

Protagonistët e këtij episodi ishin Amadeus, Rocio Muñoz Morales dhe Massimo Ranieri. Aktorja spanjolle, bashkëshortja e Raoul Bova, ka nisur një përmbledhje mbi të gjitha gjërat që ka mësuar në këto dhjetë vite në Itali.

Ndër këto edhe përshëndetja italiane, shtrëngimi i duarve plus puthja e dyfishtë që shpesh çon në momente sikleti kur kokat shkojnë në të njëjtin drejtim. Pikërisht ajo që ndodhi në skenën e Ariston mes Amadeus dhe Rocio.

 


Shtuar 10.02.2023 09:43