Dy turiste italiane kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme kartmonedhash në euro rreth orës 11:00 të ditës së sotme në një bar në qytetin bregdetar të Vlorës.
Fill pasi konstatoi mungesën e parave, pronari i lokalit ka hapur kamerat dhe ka parë se ato ishin marrë nga disa turistë italianë që ndodheshin aty. Menjëherë ai ka njoftuar policinë, ndërsa kërkon prej turistëve kthimin e parave.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme
@albeu.com #vlorealbania?? #italian #shqiperi #hajdut #viral #viralvideo #viraltiktok #fyp #fyp #tiktokshqip #albeu #albeucom #fypシ゚viral ♬ original sound – ALBEU
Video është publikuar nga gazetari Enrik Mehmeti, nuk është rasti i parë ku turistët italianë përfshihen në situata të tilla. Më herët disa prej tyre u larguan me vrap duke mos paguar faturën në një lokal në Berat, kurse të tjerë dolën nga hoteli duke marrë peshqirët dhe çarçafët. /albeu.com