Një incident është regjistruar pranë Kryesisë së Kuvendit, ku deputeti socialist Erion Braçe ka shtyrë dhunshëm gazetarin e News24, Marsel Rupi. Ky i fundit iu afrua Braçes për ta intervistuar, ndërsa reagimi i socialistit është i menjëhershëm dhe me agresivitet.
Siç duket edhe nga pamjet, më pas Braçe përplaset edhe me një aktivist të diasporës të cilin e akuzon se kultivon drogë në Britaninë e Madhe. Në një përpjekje për të sqaruar incidentin, Braçe e kanalizon tensionin pikërisht tek aktivisti i diasporës i cili edhe ka regjistruar pamjet filmike të përplasjes.
Të lidhura
None found
Ngjarja vjen në një kohë të tensionuar politike në Tiranë, kur protestat e qytetarëve për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë që ai drejton vijojnë prej ditësh në Tiranë.
