VIDEO/ Deputetët e opozitës pushtojnë Kuvendin, nuk lejojnë nisjen e seancës plenare: Fillimi i një rezistence që nuk do ndalet më

Opozita ka bllokuar nisen e seancës plenare. Deputetët e opozitës janë ulur në karriget e ministrave në Kuvend duke penguar nisjen e Parlamentit.

Tensionet po transmetohen Live në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Do vazhdojmë. Është fillimi i një rezistence që nuk do ndalet më. Kaq është”, dëgjohet të thotë Berisha.

Përplasjet në Kuvend vijnë si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Gjithashtu prej 2 muajsh, edhe pse mazhoranca ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha.

Kjo sjellje e Kryetares së Kuvendit është konsideruar si provokim nga ana e deputetëve të PD, që duket se sot kanë vendosur të mos lejojnë vijim normal të punës në Parlament./Albeu.com

 


Shtuar 19.10.2023 10:08