Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, u vesh si babagjysh dhe u shpërndau dhurata fëmijëve në një shkollë në Çikago. Fëmijët u befasuan kur panë ish presidentin amerikan përballë tyre.
Kjo nuk është e hera e parë që Obama bën një gjest bujar. Ai kaloi pak kohë duke lexuar “Santa’s Got to Go” përrallën e një familjeje që merr Babadimrin pasi slita e tij prishet dhe zbuloi se Babagjyshi nuk është mysafiri më i mirë i shtëpisë.
Po ashtu ai ka bërë edhe një foto me fëmijët. Si pjesë e fondacionit të tij Obama, ai po përpiqet të përfshihet me komunitetin që rrethon qendrën e tij presidenciale.
Rikujtojmë se në vitin 2018, i veshur si babagjysh dhe me një çantë dhuratash në shpinë u shpërndau dhurata fëmijëve të shtruar në spital, raportojnë mediat e huaja.