Arbenia dhe Fero janë një nga çiftet më të komentuar që nga fillimi i lidhjes së tyre e deri te ndarja. Së fundmi Fero është larguar nga muzika duke iu përkushtuar fesë islame, ndërkohë Arbenita ka vazhduar jetën e saj.
Por, këta të dy shpesh thumbojnë njëri-tjetrin, edhe pas ndarjes.
Bukuroshja në postimin e saj në InstaStory vendos një video ironike, me të cilën thumbon direkt ish-bashkëshortin e saj.
“Kthehemi së bashku, kam ndryshuar” është përshkrimi i videos të cilën ajo e postoi e ku gjithashtu shihet një burrë duke qeshur dhe duke treguar gishtin për jo.
Me këtë, modelja i bëri fansat të kuptojnë se Fero po tenton të kthehet tek ajo, por me sa duket Arbenita ka vendosur të vazhdojë jetën e saj.
Kujtojmë që Arbenita ka denoncuar Feron për dhunë ndaj saj, për të cilën ai edhe u arrestua, ku qëndroi dhe 30 ditë në burg./Albeu.com