VIDEO/ Aksident në rrugën Korçë-Maliq, makinat përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, me pasojë disa persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka disa të lënduar. Ambulanca dhe Policia Rrugore ndodhen në vendngjarje.

Të lënduarit janë dërguar drejt spitalit, kurse policia vijon hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 


Shtuar 18.03.2026 13:34