VIDEO/ Aksident i frikshëm në SHBA, 158 makina përplasen për shkak të mjegullës së dendur, të paktën 7 viktima

Mjegulla e dendur në Luiziana të SHBA-së ka shkaktuar një aksident masiv.

Aksidenti ka ndodhur në Interstate 55 pranë New Orleans.

Për shkak të dukshmërisë së ulët mëngjesin e djeshëm, 158 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, konfirmoi aksidentin në një deklaratë të hënën. Shtatë viktima janë konfirmuar dhe mbi 25 persona të plagosur janë transportuar në spitalet e zonës, sipas policisë.

Për orë të tëra pas përplasjes, ekipet e emergjencës punuan për të pastruar mbeturinat nga korsitë. Një pjesë e makinave morën flakë menjëherë pas përplasjes.

/Albeu.com


Shtuar 24.10.2023 08:27